Pakoja e pestë ekonomike nuk do të përfshijë subvencione për pagën minimale

Në pakon e pestë të ndihmës ekonomike të përgatitur nga qeveria do të mungojë masa për të ndihmuar kompanitë për realizimin e pagës minimale. Lajmi u njoftua nga zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski në edicionin e mbrëmjes së sotme të emisionit “Magazina Ekonomike”, në Alsat. Siç shpjegon Kovaçevski, pakoja e pestë do të synojë të inkurajojë ringjalljen e ekonomisë, ndërsa kompanitë që nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë paga për punonjësit do të mund të aplikojnë për kredi të favorshme.

“Kompanitë që do të kenë problem me realizimin  e pagave do të mund të aplikojnë në Bankën për Zhvillim, të marrin kredi pa interes, dhe ato që do të tregojnë rritje, sipas kritereve që do të përcaktohen, do të jenë në gjendje të marrin grante në vetë kredinë”, tha Kovaçevski.

 

LEXO EDHE:

Back to top button