Koçovska: Kompanitë morën ndihmë financiare, ndërsa kanë pasur të ardhurat e tyre

Përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Dimitrieska Koçovska, në paraqitjen e sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se subvencionet e pagave duhet të vazhdojnë në sektorët më të dëmtuar. Koçovska, e cila ishte zëvendësministre e financave gjatë qeverisë teknike, zbulon se me masat e mëparshme, disa kompani që kishin të ardhurat e tyre personale, gjithashtu morën ndihmë ekonomike nga qeveria.

“Brako ka marrë rreth 8,300,000 denarë, ndihmë për paga, dhe njëkohësisht, në muajin e fundit, siç dëgjoj, kanë kaluar disa kontrata në katër sy, dhe janë blerë produkte që i prodhon Brako. Ne nuk duhet të ndihmojmë kompani të tilla. Ne kemi nevojë të ndihmojmë kompanitë që nuk kanë punuar,” tha Dimitrieska Koçovska.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button