Koçovska: Pako e re për ndihmë financiare të targetojë veprimtaritë më të rrezikuara

Vitin e kaluar, ekonomia nuk mori ndihmë të mjaftueshme nga shteti, tha përfaqësuesja e VMRO DPMNE, Gordana Dimitrieska Koçovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Koçovska, e cili ishte zëvendës- ministre e financave gjatë qeverisë teknike, tha se pakoja e re duhet të parashikojë subvencionimin e industrive më të prekshme.

“Në fillim të vitit 2021, ne kemi kompani që janë me të vërtetë në situatë shumë të vështirë. Dhe paratë që kishin si rezervë, i kanë shpenzuar. Tani ata vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Apeloj me masat të targetohen ato aktivitete ku nevojitet ndihmë dhe ndihma mos të jetë vetëm për tre muaj si dhe të mos ketë opsion që kompanitë  t’i kthejnë paratë”, është shprehur Dimitrieska Koçovska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button