Në mesin e të lënduarve edhe i burgosuri Kiçeec? Detaje nga aksidenti tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar

Katër të lënduar në aksidentin tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar janë transferuar në Klinikën e Shkupit, transmeton Alsat. Në aksidentin në fjalë, pranë varrezave të Novosellës ka gjithsej shtatë të lënduar dhe një viktimë.

Në lidhje me:  Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

“Tre pacientë, për shkak të dëmtimeve serioze janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Më pas me shpejtësi për Shkup është nisur edhe një pacient”, njoftoi drejtori i Spitalit “Ferid Murat” në Gostivar, Jakup Jakupi.

Raportohet se në mesin e të lënduarve është edhe i dënuara për rastin “Reket”, Zoran Milevski- Kiçeec, i cili vuan dënimin në burgun e Strugës. Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve thonë se Milevski është liruar për 30 ditë për shkak të kontrolleve urgjente mjekësore.

“Ai tashmë ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit me burg dhe deri më 08.09.2021 ai duhet të kthehet për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Ndryshe, në rastin “Reket”, përveç Milevskit të dënuar janë edhe ish prokurorja Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13. Milevski është dënuar me tre vite burg pasi në dhjetor të 2019 pranoi veprën për të cilën akuzohej.

LEXO EDHE:

Back to top button