Fiori dhe Rozana Radi kanë parashikuar pandeminë që në 2017 , distancimin dhe vaksinat

Nga sot e tutje në listën e “parashikuesve” shënoni edhe Fiori Dardhën dhe Rozana Radin, të cilat kanë parashikuar jo vetëm pandeminë por edhe detaje të tilla si vendosja e maskave, distancimi social dhe vaksinën. Kjo që në 2017 gjatë emisionit të tyre “Boom”. Ka qenë Fiori ajo që ka publikuar ditën e sotme videon e para 4 viteve, ku flasin pikërisht për gjërat e sipërmërmendura dhe biseda mes tyre është kjo:

Fiori: Një nga masat parandaluese, e di cila është?
Rozana: Gjithmonë nga larg. Merrni në telefon tregoni hallet tuaja, mos u afroni më shumë se me një person.
Fiori: Pra, shmangni grumbullimet, sidomos në vende publike.
Rozana: Mos më spërkat
Fiori: Mbani maska. Si japonezët, kinezët. Çfarë duhet të bëjmë tjetër? Të vaksinohemi.

Sakaq, me nota humori në mbishkrimim e videos, Fiori ka shkruar: “E paskemi “ndjellë” pandeminë që në vitin 2017, moj @rozana_radi Adrianaaaaaaaaaa, paskërkemi dhënë edhe këshilla, paskërkemi mbajtur edhe maska, paskërkemi folur edhe për vaksinat.”  Epo, sikundër ka shtuar edhe Rozana në koment, nga ky moment e tutje, vajzat duhet t’i bëjnë parashikimet me lekë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

LEXO EDHE:

Back to top button