“Tortura”, Milloshevski: Boshkovski tentoi të ikte

Sasho Mijalkov përsëri në sallën e gjyqit. Ai u soll sot nga paraburgimi për t’u gjykuar në rastin “Tortura” për arrestimin brutal të Ljube Boshkovskit në vitin 2011. Dëshmoi njëri nga gjashtë pjesëtarët e njësitit “Alfa”, që e arrestoi Boshkoskin. Ai tha se nuk përdori forcë, përkundrazi, Ljube Boshkoski u përpoq të ikë dhe rezistoi. Gjatë dëshmisë së tij, Petar Miloshovski akuzoi PSP-në dhe prokurorin aktual se e kishin torturuar atë. Ai tha se hetuesit e PSP-së, e shantazhuan që ta ndryshojë deklaratën e tij, dhe për të thënë se Boshkoski nuk ka rezistuar, kur u arrestua. Kërcënimet kanë ardhur nga dy hetues. Njëri prej tyre ishte Primislav Dimovski, i cili ishte shef i njësisë Alfa dhe hetues në PSP. Kërcënimet dhe shantazhet erdhën nga një hetues tjetër.

“Kisha takim në një kafene në rrugën “Ruzveltova” ku një nga hetuesit e PSP-së më tha se një prokuror ka kërkuar që unë të them se dikush ka dhënë urdhër që Boshkovski të shtrihet përtokë. Më thanë ta ndryshoj deklaratën me sqarimin se unë nuk jam i rëndësishëm në këtë rast. I rëndësishëm është i akuzuari i parë, Sasho Mijallkov- deklaroi Petar Milloshevski, i akuzuar në rastin “Tortura”.

Dëshmitari Milloshevski tha se asnjëherë nuk ka marrë urdhra të drejtpërdrejta nga Mijallkovi, për asgjë. Ai kishte mësuar se do të arrestohet Boshkovski gjysmë ore para organizimit të aksionit. Në rastin “Tortura” përveç Mijallkovit, të akuzuar janë edhe gjashtë pjesëtarë të njësitit “Alfa” për mënyrën poshtëruese gjatë arrestimit të liderit të partisë Të bashkuar për Maqedoninë. Në procesin e sotëm për rastin “Tortura” në cilësinë e opinionit ishin familja e Mijallkovit, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. Përveç tyre, gjykimin e plotë e ndoqi edhe Ivica Konevski- ish kryetarë i komunës Aerodrom dhe tani njëri nga kritikuesit më të zëshëm të liderit të tanishëm të VMRO-së, Hristijan Mickovski dhe një nga nismëtarët për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e liderit t partisë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button