Totenhami, “vatër” e infektimeve me “Covid 19”

Skuadra e Totenhamit është goditur nga një valë inkfetimesh me “COVID-19” dhe është raportuar se gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitivë. “Sky Sports” gjithashtu ka raportuar se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në ditët e fundit. Klubi aktualisht është duke pritur për rezultatet e testit PCR për të konfirmuar nivelin e infektimeve.

Skuadra e Antonio Kontes do të përballet me skuadrën e Renit, në ndeshjen e fundit të Grupit G të Ligës së Konferencës së Evropës, të enjten në mbrëmje. “Spurs” shkojnë në atë sfidë si e dyta në grup, por kanë pikët e njëjta me Vitesen.

Një humbje shokuese ndaj NS Mura, dy javë më pare, do të thotë që Spurs duhet të fitojnë në shtëpi të enjten për të siguruar kalimin në fazat e eliminimit. Që nga ajo humbje, Spurs kanë shënuar fitore kundër Brentford dhe Noriçit.

LEXO EDHE:

Back to top button