Usyk: E mund dhe ia shkurtojë gjuhën Tajsonit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, ËBA, ËBO) u shpreh se është në gjendje të përballet dhe fitojë ndaj kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, britanikut Tajson Fjuri (kategoria ËBC).

Ditët e fundit është përfolur shumë për një përballje mes tyre, që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

“Natyrisht që bëhet fjalë për një sfidë të madhe. Fury është një boksier që flet shumë, e ka gjuhën e gjatë. Ai shprehet se është “mbret mbi mbretër”, por ai është i vetmi që e mendon në atë mënyrë. E vetmja gjë që mund të them është se unë jam i aftë ta mund dhe t’ia shkurtoj gjuhën”, u shpreh Usyk, që numëron 19 fitore e 0 humbje dhe që në pranverën e 2022-shit mund të duelojë me Fjurin ose Xhoshua-n.

LEXO EDHE:

Back to top button