Zaev: Për momentin nuk shqyrtohet mundësia për orë policore

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshilli të Sigurimit deklaroi se më së voni deri nesër do të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

Në lidhje me: Filipçe: Pas shpalljes së gjendjes së krizës, do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e spitaleve private

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për një mbyllje të re, por që sipas tij për momentin kjo nuk po shqyrtohet.

“Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore, por për momentin nuk po shqyrtohet kjo mundësi. E dini se kjo është nën kompetenca të Komisionit. Detyra ime është të informojë qytetarët që gjendja e krizës nuk ka lidhje me orën policore”, pohoi Zaev.

Ndërsa ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se për momentin nuk shqyrtohet ora policore dhe se e njëjta  nuk do të ketë asnjë efekt në gjendjen me pandeminë.

“Restrikcione në lëvizje, në kuptimin si ora policore, tani besojmë se nuk do të ketë efekt. Sepse ajo që duhet parandaluar janë grupimet dhe ajo që duhet bërë është të mbahen maskat si në ambiente të jashtme ashtu edhe në ambiente të brendshme. Këto janë parimet themelore për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha Filipce.

Ndryshe, gjendja e krizës jep mundësi që Qendra për Menaxhim me Kriza të drejtojë situatën duke formuar shtabe lokale në 80 komuna si dhe mundëson që shteti të merr kompetenca për menaxhimin me të gjitha kapacitetet private dhe shtetërore në vend.

Në lidhje me: Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon shpalljen e gjendjes së krizës

LEXO EDHE:

Back to top button