Hulumtimi i kryer në shkollat e mesme të vendit, vë në dukje se një numër i madh i vajzave janë pre e ngacmimeve, sidomos online
Hulumtimi i kryer në shkollat e mesme të vendit, vë në dukje se një numër i madh i vajzave janë pre e ngacmimeve, sidomos online
Gazetare: Melihate Rrustemi
Çdo ditë e më shumë po rritet numri i grave viktima të dhunës në forma të ndryshme. Përveç dhunës psikologjike dhe fizike, shqetësues është edhe numri i rasteve të dhunës online ose dixhitale që në të shumtën e rasteve të rinjtë akoma nuk e njohin si problem pavarësisht çdo lloj përmbajtje në rrjetet sociale. Të dhënat e një hulumtimi të realizuar në tre shkolla të mesme rezulton se 70 % nga të anketuarit kanë qenë viktima të dhunës online.
“Nga fillimi i vitit shkollor kemi pasur rreth 15 raporte të tilla dhe të gjitha janë trajtuar në përputhje me rrethanat. Në kuadër të parandalimit të sjelljeve të padëshiruara, përfshirë dhunën ndaj vajzave dhe të rejave, ministria komunikon rregullisht me të gjitha shkollat dhe që në fillim të vitit dhamë udhëzime të qarta për organizimin e më shumë aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ndërtimit të paqes. dhe komunitete harmonike shkollore” – Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Presidentja, Gordan Siljanovska Davkova tha se statistikat e dhunës ndaj gjinisë femërore janë tronditëse. Sipas saj, problemi është planetar dhe si i tillë duhet trajtuar, posaçërisht në zonat ku po zhvillohen luftimet.
“Statistikat që i dëgjuam janë tronditëse. Jo vetëm në Maqedoni, një në tre gra në botë përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës. Nuk jemi ne të vetmit, problemi është planetar dhe kështu duhet zgjidhur. Jo vetëm me konventa, unë e di se çfarë shkruhet në konventa, por është iluzionizëm ligjor. Ne po flasim për një kohë konflikti, po flasim për një kohë krize dhe e kemi të qartë se në kohë lufte dhe në kohë krize, rreziku dyfishohet për atë që po flasim sot, sepse gratë dhe vajzat përdoren, madje instrumentalizohen në luftë. Viktimat më të mëdha janë”- Gordana Siljanovska Davkova, presidente.
Komentet u bënë ngjarjen e organizuar nga OSBE kundër dhunës ndaj grave. Ngjarja ishte në kuadër të aktivizmit 16 ditor kundër dhunës në baza gjinore. /alsat.mk