Humb jetën 19-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Mateo Skënderi ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Rimini të Italisë. Pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, ai humbi jetën në një aksident me makinë në autostradë. Ai humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Opel” dhe doli nga rruga duke përplasur edhe tre punëtorë të mirëmbajtjes së aksit rrugor që po punonin aty pranë në një korsi emergjence.

Te tre personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 19-vjeçari po ecte në rrugën e duhur, por gjithçka ndodhi në një fragment të shkurtër. Nuk dihet nëse erdhi si pasojë e një pakujdesie, pësoi ndonjë problem të papritur me shëndetin apo makina pësoi ndonjë defekt, por automjeti rrëshqiti dhe kaloi në korsinë e emergjencës ku ndodheshin edhe punëtorët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët nxorën trupin e pajetë të Mateo Skënderit. Ditën e sotme, pritet të dalë rezultati i autopsisë që mund të zbulojë përse i riu humbi kontrollin e automjetit.

LEXO EDHE:

Back to top button