Humbja e LDK-së, lajmërohet Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme në Kosovë, ku nga më shumë se 70 për qind të votave të numëruara deri më tash, partia që ai drejton ka fituar vetëm rreth 14 për qind të votave. Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se në ditën e ardhshme LDK-ja do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

Ndryshe, në zgjedhjet e sotme sipas rezultateve preliminare prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me mbi 48 për qind, pasuar nga PDK-ja me rreth 18 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button