Ilir Kulla: Kemi të bëjmë me një proces politik të mirëfillte të Serbisë

Ilir Kulla, ekspert sigurie, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se ato që po ndodhin sot në Kosovë, kemi të bëjmë me një proces politik të mirëfillte të mirorganizuar të Republikës së Serbisë dhe altëve të saj në çbërjen e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin e procesit mbrapssh për disa vite. Ai tha se po ashtu, kemi të bëjmë edhe me ballafaqimin dhe rezultatet e mungesës së të bërit politikë të një pjese të mirë të politikës në Kosovë, e cila ka humbur më shumë se 21 vjet kohë të vlefshme, që na bën të gjendemi sot në këtë situatë ku jemi. Kulla tha se nuk është dashur që Parlamenti i Kosovës, në 2015, të ratifikonte këtë Gjykatë Speciale, sepse ajo ka qenë edhe me kërkesë të Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button