Dua Lipa “u rrëfye” përballë Jimmy Fallon rreth të rejave më të fundit dhe sukseseve që s’kanë fund

E konsideroi si një nga momentet më të vështira publikimin e albumit ‘Future Nostalgia’, po me siguri Dua Lipa nuk është më e këtij mendimi tani dhe nuk duhet të pendohet.

Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Sikur mos të mjaftonte kjo, shqiptarja bashkoi forcat me The blessed Madonna duke publikuar “Club Future Nostalgia”, që përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.

Pas këtyre sukseseve ajo ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “The tonight show” të Jimmy Fallon, ku ka inkurajuar fansat e saj amerikanë për të votuar në zgjedhjet presidenciale, ka folur mbi bashkëpunimet me artistë si Madonna, Missy Elliott, Blackpink dhe Mark Ronson në Club Future Nostalgia dhe koncertin e saj të ardhshëm live në Studio 2054.

Ylli me famë botërore ka shprehur hapur qëndrimin e saj krah Biden, duke mos u kursyer aspak për Trump, teksa në emision u shpreh:

Për të qenë e sinqertë, të gjithë e dimë ndikimin që kanë këto zgjidhje në çështjen e emigrantëve, pandemisë dhe shumë tema delikate me ndikim global. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjithë duam të shohim ndryshime, barazi dhe besoj se të votosh është diçka shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të votojnë dhe të sigurohen se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Po ashtu, ajo foli edhe për këngën e re “Fever” që del me videoklip të premten dhe është në bashkëpunim me artisten belge Angel.

Dua u shpreh se ka kohë që e ka kërkuar  një bashkëpunim me të dhe se e vlerëson shumë. Teksa e përshkroi me fjalët më të mira, autorja e hitit “New rules” tha se regjistrimi i  kësaj kënge ishte një eksperiencë shumë e bukur.

Për tu rikthyer te “Future nostalgia” dhe remixi i tij që është albumi më i dëgjuar në Britani dhe ndër 10 më të dëgjuarit në SHBA, Dua Lipa tha:

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenjë dhe për të qenë e sinqertë nuk do kishte ndodhur po të mos ishte për izolimin nga pandemia. Ishte shumë bukur dhe u kënaqa shumë.

Ndërkohë, më 26 nëntor Dua do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Jimmy e pyeti atë rreth këtij koncerti kaq të veçantë, nisur nga kushtet e pandemisë dhe ajo deklaroi se

Jam shumë e emocionuar se nuk pata mundësinë të zhvilloja turin e planifikuar këtë vit. Dhe është paksa e veçantë, si një opsion për këto kohë. Më duket më shumë si një emision televiziv i imi.

LEXO EDHE:

Back to top button