Ka 19 vite diferencë me futbollistin e famshëm, Adriana Matoshit i dashuri ia dedikoi këto fjalë në gjuhën shqipe

Javën që lamë pas Prive zbuloi lidhjen e aktores shqiptare, Adriana Matoshi, me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Mirëpo fansat e Adrianës nuk e pritën mirë këtë lidhje, për shkak të diferencës 19-vjeçare që ajo ka me të dashurin.

Pas emisionit aktorja reagoi publikisht dhe tregoi se ndihet e lumtur e se një lidhje nuk e bën as njeri më të mirë e as më të keq. Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, duke shprehur publikisht para të gjithëve dashurinë që ndjen për Adrianën.

“Rrezja ime e diellit. Ti je e vetmja që më bën të qesh. Ti je e vetmja që më shtyn të bëhem versioni më i mirë i vetes sime. Ti je e vetmja që beson tek unë më shumë se kushdo tjetër. Ti je e vetmja që dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person i adhurueshëm me një zemër të madhe. Një bekim i vërtetë nga Zoti. Të dua shumë shpirt!“, ka shkruar futbollisti afrikan, shoqëruar me një foto ku shihet përkrah Adrianës.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as reagimet nga personazhe të njohur e miq të Adrianës, të cilët e kanë mbështetur aktoren për marrëdhënien e re.

LEXO EDHE:

Back to top button