Incidenti me ujqërit, shoqata “Anima Mundi” kërkon hetim për arratisjen e tyre

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve „Anima Mundi“ kërkoi hetim urgjent për arratisjen e ujqërve nga hapësira e tyre në Kopshtin Zoologjik të Shkupit dhe ngrënien e disa kafshëve, ndër të cilat kangurë dhe zogj emu. Nga „Anima Mundi“ kërkojnë publikimin e të gjitha fakteve, përcaktimin e përgjegjësisë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj të gjithë atyre që, siç thonë, me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë kontribuar në këtë tragjedi. Për më tepër, ata bëjnë thirrje për vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm mbi blerjen dhe futjen e kafshëve të reja në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. “Anima Mundi” kërkon transformim të Kopshtit Zoologjik të Shkupit në qendër shpëtimi dhe rehabilitimi për kafshët që tashmë janë të strehuara, në vend të vazhdimit të, siç theksohet konceptit të grumbullimit të qenieve të gjalla për ekspozim./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button