Protestat në Shqipëri hyjnë në ditën e 27-të, Rama ironizon kërkesat e protestuesve

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Kryeministri shqiptar me tone ironike ka reaguar sërish ndaj kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e tij. Në reagimin e tij, Rama renditi një sërë arritjesh, që sipas tij janë arsye pse nuk duhet te japë dorëheqje.

Rama ka folur për median italiane “Italpress”, duke theksuar se ata që akuzojnë se i ka dorëzuar tokat e Zvërnecit, duhet t’i paraqesin provat për të mbrojtur këto akuza. Ai tha se Revolucioni i i Flamingove është si skenar filmi dhe se me akuzat qe i drejtojnë, qytetarët po dëmtojnë imazhin e vendit. Ndërkohë protestat kanë hyrë në ditën e 27-të, me qytetarët që mblidhen çdo mbrëmje në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë. Një nga temat që u ngrit gjatë protestës ishte edhe gjendja ekonomike, ku disa qytetarë deklaruan se pensionet dhe pagat janë të pamjaftueshme.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 protestues, të cilët janë vënë në hetim për dy protestat e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor. Në anën tjetër edhe eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Kristina Guarda, ka njoftuar në rrjetet sociale se brenda pak ditësh do të vizitojë Shqipërinë së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj force politike evropiane, për të mbështetur protestat kundër korrupsionit, dëmtimit të mjedisit dhe interesave private.

Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ”, deklaroi Kristina Guarda.

Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar Shoqërinë Civile, OJQ dhe Qytetarët të cilët po na mësojnë edhe neve. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta nuk do të ndalet, duke u bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen tubimit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button