LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë është si luftë për karrige dhe biznese

LSDM-ja opozitare rikonstruimin e Qeverisë e cilëson si luftë për karrige dhe biznese. Sipas partisë me të cilën udhëheqë Venko Filipçe, tensionet brenda koalicionit qeveritar po thellohen, ndërsa po shtohen përplasjet për ndarjen e resorëve ministrore. Nga LSDM thonë se ka mosmarrëveshjeve brenda partnerit të koalicionit ZNAM, pasi që kryetari Maksim Dimitrievski ka dëshirë të propozojë emër në Ministrinë e Bujqësisë, në këmbim të Ministrisë së Drejtësisë, megjithatë kjo nuk është e pranueshme nga ministri aktual i Drejtësisë Igor Fillkov, por edhe nga sekretari i partisë që aktualisht mban pozitën ministrit të Administratës, Goran Minçev. Siç thonë nga LSDM, kjo nuk është luftë për Qeveri më të mirë, por luftë për mbijetesë të strukturës kriminale që po shpërbëhet./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button