Infermieri kosovar në grevë urie, i përkeqësohet gjendja

Infermieri kosovar, Enlirat Duraku që 5 ditë ka hyrë në grevë urie.

Ai ka kohë që po kërkon që të rritet pagesa e ndërrimit të natës për infermierët, që të paguhet puna gjatë vikendit dhe orët shtesë.

Përmes një postimi, Duraku ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në ditën e 5-të të grevës,

Ai ka thënë se deri në ora 05:00 të mëngjesit ka qenë i shtrirë në Emërgjencë.

Ai i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia e kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Fatmire Kollçaku duke thënë se derisa Qeveria dhe Kuvendi kanë buxhet që të ndajnë 200 mijë euro për kafe, duhet të kenë buxhet edhe për rritje të pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për punën gjatë vikendeve dhe orët shtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button