Intelegjenca artificale, në të ardhmen do të krijojë barna dhe vaksina!

Kompania farmaceutike gjermane Biontech njoftoi se planifikon të blejë kompaninë britanike InstaDip me qëllim të integrimit të inteligjencës artificiale në kërkimin dhe zhvillimin e barnave dhe vaksinave, shkruan TRT.

Kompania gjermane ofroi 362 milionë paund (440 milionë dollarë) në para dhe aksione për InstaDip. Biontech ka një aksion pronësor në InstaDip dhe ka tre vjet që punon me kompaninë britanike. Së bashku ata zhvilluan sistemin e paralajmërimit të hershëm për variantet e mundshme me rrezik të lartë të Covid-19.

Duke marrë përsipër startupin britanik, kompania gjermane do të fitonte rreth 240 ekspertë dhe akses në një rrjet global partnerësh kërkimor në fushën e inteligjencës artificiale. Kjo do të lejonte Biontech të ndërtonte kapacitete plotësisht të integruara për të gjithë kompaninë në fushën e kërkimit, inxhinierisë dhe zhvillimit të imunoterapisë së gjeneratës së re në një shkallë më të madhe”, tha kompania.

InstaDip si degë e Biontech pas investimit do të funksiononte globalisht, dhe selia e kësaj kompanie do të mbetej në Londër.

CEO i Biontech Ugur Sahin tha se Biontech synon të përfundojë investimin deri në fund të marsit dhe të integrojë inteligjencën artificiale në të gjitha pjesët e biznesit. Sipas Sahin, tendenca në punën e mëtejshme do të jetë zhvillimi i vaksinave dhe qasjeve terapeutike që do të mbrojnë nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe do të parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet simptomatike.

Marrja e planifikuar e InstaDip nga Biontech është dëshmi e rëndësisë së Biontech për MB.

LEXO EDHE:

Back to top button