Inteligjenca amerikane: Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë

Inteligjenca amerikane: Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë

Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me pushtimin e Ukrainës, thanë agjencitë amerikane të inteligjencës.

“Pavarësisht kritikave botërore lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Kina do të mbajë bashkëpunimin diplomatik, të mbrojtjes, ekonomik dhe teknologjik me Rusinë. Po ashtu do të vazhdojë të tentojë ta sfidojë SHBA-në, edhe pse e kufizon mbështetjen e publikut”, thanë agjencitë e inteligjencës në një raport të dërguar te Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan.

Raporti që flet për kërcënimet botërore për sigurinë e SHBA-së gjerësisht përqendrohet në kërcënimet nga Kina dhe Rusia, shkruan Reuters.

Aty thuhet se Kina do të vazhdojë të përdorë ushtrinë e saj dhe asetet e tjera te rivalët në Detin e Kinës Jugore dhe do të përdorë veprimet e bëra më 2022, që mund të përfshijë fluturime të tjera dhe lëshime të raketave drejt Ngushticës së Tajvanit.

LEXO EDHE:

Back to top button