Investimet e huaja, Qeveria LSDM-BDI përdor “metodën e Gruevskit”

Tërheqjen e investimeve të huaja, Qeveria LSDM-BDI synon ta bëjë përmes metodës së Nikolla Gruevskit. Ndonëse kur LSDM-ja ishte opozitë i quante të dështuar promotorët ekonomik të Gruevskit, tani i promovon ato, por duke i quajtur “këshilltarë ekonomik”. Në vitin 2016, LSDM e akuzonte VMRO DPMNE-në se promotorët ekonomik ishin dështim dhe nuk dhanë rezultatet e planifikuara, prej 8 miliard eurosh investime të huaja direkte.

- Advertisment -

Suksesi i investimeve të huaja ekziston vetëm në kokën e Gruevskit, prandaj para Këshillit të ambasadorëve foli për joproduktivitetin e promotorëve ekonomik, që janë investim i gabuar, ndërsa në nivel vjetor hidhen miliona euro, para të popullit. Banka Popullore e Maqedonisë vazhdimisht me të dhënat e saja e ka demantuar Gruevskin dhe politikën e tij të dështuar për tërheqjen e investimeve të huaja”, thoshte Petre Shilegov, LSDM (03.09.2016).

 

Sot, kryeministri Zaev beson se përmes promotorëve ekonomik do të hapen vende të reja të punës dhe do të rritet eksporti i prodhimeve vendase.

Pritjet e mia janë jashtëzakonisht pozitive dhe besoj se do të kemi sukses me këtë mënyrë që e shfrytëzon bota bashkëkohore, që përmes përfaqësuesve tanë zyrtar, që janë përfaqësitë diplomatiko-konsullore të vendit në botë dhe përmes këshilltarit ekonomik t’i forcojmë kapacitetet e përgjithshme”-deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

 

Revitalizimin e diplomacisë ekonomike përmes këshilltarëve ekonomik e prezantoi Ministri i Jashtëm, Osmani. Gjithsesi, plani aksionar i miratuar nga ekzekutivi nuk është i detajuar, nuk përmban afate se kur do të dërgohet këshilltari i parë ekonomik, apo se kur pritet investimi i parë i huaj.

Veçmë ministria po bën përgatitjen e atij kursi. Besoj dhe shpresoj se në pranverë të 2021-shit veçmë do t’i dërgojmë diplomatët e parë si këshilltarë ekonomik në përfaqësitë tona”-pohoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Promotorët e parë ekonomik të vendit u dërguan në vitin 2008 dhe deri në vitin 2017-të vendi pati gjithsej 33 të tillë, të shpërndarë në botë. Paga e tyre mujore ishte nga 2500 deri në 3000 euro dhe shtetit I kushtuan gjithsej 1,2 milion euro. Qeveria e Zaevit i anuloi promotorët ekonomik në vitin 2017, por synoi t’i rikthente vitin e kaluar, me angazhimin e 30 personave nw Amerikë, Gjermani dhe Turqi përmes Drejtorisë për zona të lira.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button