Kumanova me numër treshifror të të prekurve nga Kovid-19, kapacitete spitalore të stërmbushura

Në Kumanovë për herë të parë mbrëmë u shënua numër tre shifror i të prekurve me Covid-19. 100 persona rezultuan pozitiv brenda një dite, ndërsa 738 raste figurojnë aktive. Të gjitha kapacitetet spitalore në këtë qytet janë të mbushura me pacientë të prekur nga virusi korona. Përveç Klinikës infektive, asnjë krevat bosh nuk gjendet as në repartin e Neurologjisë. Të infektuarit në kurim shtëpiak, terapitë ditore i marrin nga tendat e ngritur nga ARM në oborret e klinikës. Ushtria që sot nisi të angazhoj edhe disa autoambulanca për bartjen e pacientëve, tha Ministrja Sheqerinska.

- Advertisment -

Në këtë moment 5 autoambulanca vëmë në dispozicion të ndihmës së shpejtë në Shkup, presim gjatë ditëve në vijim edhe 2 automjete për jashtë kryeqytetit. Këto janë makina sanitare që i përdor armata dhe vlerësoj se në këtë moment duhet të drejtohen tek prioriteti numër 1, lufta kundër pandemisë dhe sigurimi i ndihmës së shpejtë në kryeqytet ku ndihet presioni më i lartë – tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 38 pacientë me simptome të rënda u shtruan në kurim spitalor. 12 prej tyre në Klinikat interne të adaptuara si Covid qendra. Deri në orën 8 të mëngjesit, gjithsej 382 janë të hospitalizuar në klinikat e Shkupit. Kapacitetet në përgjithësi janë përplot, por ende ka vende të lira.

Aktualisht, 27 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Dermatologjisë, 24 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, dhe 53 pacientë me simptoma të virusit korona janë të shtruar në Institutin e TBC. 79 pacientë në Spitalin “8 Shtatori”, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 158 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundjet e mushkërive te fëmijët Kozle ka 42 pacientë, 14 fëmijë dhe 28 të rritur – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ky dikaster njoftojnë se që nga e shtuna pacientë do të pranohen edhe në dy kovid qendra të reja, në Klinikat e Nefrologjisë dhe Gastros në Shkup. Ndërkaq, në spitalet e qyteteve të tjera të hospitalizuar janë 674 pacientë.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button