Ish-burri më i shëndoshë në botë thotë se spitali donte ta kremonte në therrtore

Ish-njeriu më i shëndoshë në botë se më parë ka qenë aq i madh sa që spitali planifikonte ta dërgonte në krematoriumin e një therrtoreje, nëse vdiste.

Duke folur në dokumentarin televiziv “Burri më i shëndoshë në botë: 10 vjet më pas”, britaniku Paul Mason e përshkruante sjelljen e spitalit “të neveritshme”.

61 vjeçari nga Ipswich në lindje të Britanisë, tha se plani ishte ideuar gjatë qëndrimit të tij tre-vjeçar në spital.

“Nëse vdisja në spital ata nuk mund të merreshin me dikë aq të madh sa unë pandaj do të më çonin në një therrtore ku çohen për të vdekur kafshët e mëdha … më pas do të më krenonin në krematoriumin e kafshëve”.

“Kjo ishte diçka e neveritshme, nuk e besoja që mund të bënin diçka të tillë”.

Beteja e Paul me peshën e tij arriti kulmin gjashtë muaj herët kur ai mori një mbidozë drogash gjatë një periudhe depresioni.

Ai tha për të përditshmen The Mirror: “Askush nuk më dëgjonte, kështu që u ktheva përsëri në zakonet e vjetra”.

Paul thotë se ka kryer dy oepracione zëvendësimi gjuri, një në ije dhe disa ndërhyrje në hernie.

Ai tregon se dieta e tij prej rreth 40 çokollatash në ditë i kalbi dhëmbët, të cilët nisi t’i hiqte vetë me pinca.

Ish-postieri tregon: “Nxehja gjilpërat, sterilizoja gojën dhe gjilpërat, pastaj e ngrulja në mishin e dhëmbëve për të vrarë nervin”.

Paul thotë se ka hequr rreth dhjetë dhëmbë në këtë mënyrë.

Por pas një oepracioni të by-pass-it gastrik në vitin 2015, ai arriti të binte në 120 kg nga 160 që ishte më parë.

Ai ra në dashuri me Rebeça Mountain – një amerikane 13 vjet më e re, dhe u vendos në SHBA ku kreu një seri tjeter operacionesh për heqjen e lëkurave të tepërta.

Pasi vijoi humbjen ne peshë Paul thotë se lëvizshmëria e tij u përmirësua akoma dhe jeta e dashurisë me Rebecca po lulëzonte.

Vetë Rebecca e përshkruante jetën e tyre seksuale si “përrallore”.

Rrjedhiomisht Rebecca i propozoi atij për martesë në një program direkt televiziv amerikan.

Por megjithse gjërat dukeshin se shkonin në drejtimin e duhur, Paul po përkeqësohej nga shëndeti mendor.

“Pas operacioneve arrita në peshën më të mirë prej 120 kg, por nuk isha mirë nga mendja.”

Ai thotë se dukej mirë në pasqyre por e dinte se ishte personi me të gjitha lëkurët e tepërta në trup.

Ai thotë se trazirat mendore u shoëruan me shtim të të ngrënit.

“Nisa të ha patatina çdo natë. Flija për nja dy orë dhe zgjohesha. Gruaja ime Rebecca dëgjonte që hapja pakot e patatinave”.

Rrjedhimisht ai u nda nga Rebeca, e cila menaxhonte një dyqan me objekte shtëpiake për macet.

Paul thotë se më tej njohu një grua tjetër në rrjetet sociale, por ajo rezultoi e varur nga heroina drogat opiate.

Paul nisi të hante përsëri dhe në nëntor 2018 u gjobit nga gjykata për vjedhje ushqimi nga dyqanet.

Në 2019 ai u rikthye në Britani me qëllim të “rikthente jetën e tij në binarë”.

Prandaj ai nisi të takojë psikologen profesioniste Dr Laura Williams, për të zbuluar rrënjën e problemeve të tij.

Ai tashmë beson se problemet e tij vijnë prej fëmijërisë dhe abuzimit fizik e psikologjik nga babai i tij, oficer policie ushtarake.

Paul thotë: “Ai më rrihte, më godiste kudo, në kokë. Për gabimin më të vogël ai kthehej dhe më godiste.

Ai tregon se gjithashtu është abuzuar seksualisht në moshën gjashtë vjeçare nga një grua mike e familjes.

“Ajo ishte e pirë, vinte era alkool e duhan, e gjëra si këto”.

“Ajo më tha: ‘Nuk do t’i tregosh mamasë të babait pasi ti e di si është ai’. Kjo më bëri të mbyllem në vetvete dhe kisha frikë të flisja.”

Paul tashmë shpreson të largojë demonët e tij, duke ruajtur një trup e mendje të shëndetshme. Ai mundohet të mbajë peshën nën kontroll edhe pse në disa raste është e veshtirë.

LEXO EDHE:

Back to top button