Ish kryeministri çek Babis shpallet i pafajshëm për akuzën e përvetësimit të fondeve të BE

Ish kryeministri çek Babis shpallet i pafajshëm për akuzën e përvetësimit të fondeve të BE

Një gjykatë çeke ka liruar ish-kryeministrin Andrej Babis nga akuzat për mashtrim duke rritur mundësinë për kandidimin e biznesmenit miliarder në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Prokurori kishte kërkuar dënim me burg me kusht dhe gjobë për Babisin me akuzën e përvetësimit të 2 milionë eurove të fondeve europiane për të ndërtuar një qendër argëtimi dhe konferencash pranë kryeqytetit Pragë.

Babis, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, i ka mohuar akuzat. Në deklaratën e tij në gjykatë të premten, Babis tha se çështja ishte e motivuar politikisht.

“I gjithë çështja është e sajuar, është një çështje politike, nuk u dha asnjë provë ,” u tha ai gazetarëve pas përfundimit të gjyqit.

LEXO EDHE:

Back to top button