Ish presidentja e Kosovës me plis në kokë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka publikuar një fotografi me plis në kokë. Jahjaga ka vizituar një punëtori për prodhimin e plisave, me traditë 35 vjeçare.

“Gratë në biznes!Znj. Ergyle Gjurgjialo tradicionalen e ka në zemër! Me plis në kokë e me sofër shtruat ashtu si e do rendi tek shqiptarët na priti në punëtorinë e saj në Prizren”.

“Si një ndër gratë e pakta e thuajse e vetmja në Kosovë, ajo tashmë 35 vite punon plisin – kapelen identifikuese të shqiptarëve ndër shekuj”.

“Ergylja kjo trimëresh, nuk ndalet as edhe një ditë së punuari plisin, me fanatizëm e shumë dashuri, në mënyrë që tradita jonë të mbetet gjallë”.

LEXO EDHE:

Back to top button