Ish-presideti i Francës negocion për kampionin e botës si trajner i PSZH-së

Pasi këshilloi dhe bindi Kilian Mbapen të qëndrojë te skuadra e PSZH-së një vit më parë, ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tifoz i këtij ekipi, po bën ndërmjetësin për të sjellë edhe Zinedin Zidanin në detyrën e trajnerit.

Të gjithë te PSZH-ja e ëndërrojnë kampionin e botës në detyrën e trajnerit te PSZH, ndaj dhe Al-Khelaifi i ka dhënë “dritën jeshile” Sarkozi-t që të negociojë.

Te kampionët e Francës nuk janë të kënaqur nga puna e trajnerit aktual Kristof Galtier, andaj dhe po kërkojnë një trajner të ri. Zidan duket se është kandidatura e vetme që te PSZH kërkojnë për detyrën e trajnerit, andaj dhe po lëvizin të gjitha gurët për ta bindur. “Zizu” ka gati dy sezone që është pushim dhe pasi dështoi të marrë kombëtaren e Francës, tani është në kërkim të një aventure të re.

LEXO EDHE:

Back to top button