Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është zgjatur masa e arrestit shtëpiak

Kështu vendosi Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike. Grubi, pas më shumë se 14 muajsh arrati, më 23 shkurt iu dorëzua policisë në pikën kufitare Bllacë. Ai u dërgua në paraburgim në burgun e Shutkës, por për shkaqe sigurie, Prokuroria kërkoi, ndërsa gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak. Nga Prokuroria ende nuk japin detaje në cilën fazë ndodhet procedura për këtë rast. Grubi dyshohet, se së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili është në arrati, se kanë kryer keqpërdorime gjatë furnizimit me aparate VLT, me ç’rast, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kanë shkaktuar dëm shtetit mbi 8 milionë euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button