“Isha e shëmtuar dhe nuk kisha shoqe”, dalin fotot e fëmijërisë së Meghan Markle

“Isha e shëmtuar dhe nuk kisha shoqe”, dalin fotot e fëmijërisë së Meghan Markle

Në podkastin e saj të fundit ‘Archetypes’, Dukesha e Sussex-it duke iu referuar fëmijërisë së saj, e përshkroi veten si ‘të shëmtuar’.

Megjithatë, fotot e reja nga fëmijëria e saj e përgënjeshtrojnë atë. Në vitin 1993, në moshën 11-vjeçare, Meghan dha një intervistë televizive për Nickelodeon në një segment të quajtur ‘Nick News’. Siç do ta shihni, Meghan ishte një vajzë e vogël shumë e bukur që ndihej rehat në kamera.

Në video, Meghan e vogël i referohet një letre që i kishte dërguar një kompanie të njohur, e cila në reklamën e saj për detergjentin për larjen e enëve i referohej grave dhe jo njerëzve në përgjithësi. Në letrën e saj, Meghan i kërkoi kompanisë të zëvendësonte fjalën gra me njerëz.

Në podkastin e saj të fundit, Dukesha 41-vjeçare e Sussex foli për pamjen e saj si një vajzë e vogël: “Isha e shëmtuar. Ndoshta nuk kisha një bukuri konvencionale, ndoshta sot do të konsiderohesha e bukur, me shumë flokë kaçurrela dhe një boshllëk të madh në dhëmbë. Gjithsesi unë isha e zgjuar. Unë kurrë nuk kam pasur dikë me të cilin të ulem për drekë gjatë pushimit të shkollës. Unë isha pak e vetmuar dhe me të vërtetë e turpshëm dhe nuk e dija se ku mund të futesha.’

LEXO EDHE:

Back to top button