Ishte puthur me një vajzë, Enca pyetet rreth preferencave të saj
Ishte puthur me një vajzë, Enca pyetet rreth preferencave të saj
Teksa ka treguar disa “pjesë nga jeta personale, Enca Haxhia nuk ka zbuluar shumë rreth jetës sentimentale, por megjithatë pas videos që publikoi në Instastory teksa puthte një vajzë në buzë, ngriti dyshimet që mund të ketë tendenca për të pëlqyer të njëjtën gjini.
E pyetur nga moderatoret e “Goca dhe Gra” në Top Channel rreth preferencave seksuale, këngëtarja nuk preferoi të zbulonte shumë dhe i la gjërat sërish në pikëpyetje.
Enca Haxhia: Unë me jetën private kam qenë shumë private. Videoja me gocën që është shpërndarë është vetëm shoqërore. “That’s it”.
Armina Mevlani: Nuk e ke fare tendencën “Bi”?
Enca Haxhia: “That’s it” për momentin.