Italia rrit masat e sigurisë për tubacionet e gazit

Italia rrit masat e sigurisë për tubacionet e gazit

Qeveria e kryeministrit në largim Mario Draghi ka rritur mbikëqyrjen detare dhe kontrollin e tubacioneve që transportojnë gaz natyror në Itali nga jugu dhe lindja, i thanë Reuters dy zyrtarë të lartë të qeverisë.

Masat vijnë pas zbulimit të defekteve që shkaktuan rrjedhjet në tubacionet Nord Stream në Baltik dhe që besohet se janë për shkak të sabotimit.

Incidenti ngriti shqetësime për sabotim të mundshëm në infrastrukturat e tjera energjetike në Evropë.

Sipas dy zyrtarëve, Italia ka vënë nën vëzhgim tubacionin TransMed, i cili lidh Algjerinë me Siçilinë, Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), që lidh Azerbajxhanin me Puglian dhe gazsjellësin GreenStream, i cili lidh Libinë me Siçilinë.

Roma gjithashtu ka dhënë alarmin për tubacionin e gazit Trans Austria (TAG) që lidh vendet nordike me Italinë verilindore.

Për të zëvendësuar furnizimet me gaz rus, të cilat përbënin 40% të të gjitha importeve, Italia ka rritur muajt e fundit importet nga Algjeria dhe vendet nordike.

LEXO EDHE:

Back to top button