Ja sa vozitës u gjobitën për një ditë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 186 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre: 40 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për tejkalim të parregullt, 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve dhe 63 të tjera për parkim të parregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button