Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa do të jetë nikoqir i takimit derisa samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të bashkohen po ashtu.

Përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë ftuar të bashkohen në seancën plenare.

6 tetor 2021: Samiti BE-Ballkani Perëndimor

08:50 – Arritjet në Qendrën e Kongresit të Bërdo dhe mirëseardhja zyrtare nga kryeministri Janez Jansa

09: 30 – Sesion plenar

10:45 – Fotografi e përbashkët

11:15 – Sesioni i drejtuesve

13.30 – Konferencë për shtyp nga Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

Në fund të takimit, udhëheqësit e BE-së pritet të miratojnë një deklaratë, me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të përafrohen.

LEXO EDHE:

Back to top button