Ja se si duket Gigi Hadid vetëm pak muaj pas lindjes së Khai-t

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Gigi është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Modelja po e shijon në maksimum mëmësinë dhe në të njëjtën kohë po rikthen format e saj perfekte, të cilat i kishte para shtatzënisë.

Gigi është fotografuar në New York, e veshur me një bluzë me bark jashtë, duke i lënë të gjithë me gojë hapur me format e saj. Së fundmi, modelja ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokëkuqe.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Vogue”, Gigi ka treguar se lindja e vajzës ka qenë aq e vështirë, aq sa nuk e ka ndjerë fare kur ka ardhur në jetë.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

LEXO EDHE:

Back to top button