Jakimovski: Kemi treguar se mund të kemi zgjedhje të qeta dhe demokratike

Jakimovski: Kemi treguar se mund të kemi zgjedhje të qeta dhe demokratike

“Urime të gjithë qytetarëve ditën e sotme të zgjedhjeve, ne kemi treguar se mund të mbajmë zgjedhje të qeta dhe demokratike. Nuk kam vërejtje për sjelljet e kundërshtarëve të mi, as për fjalorin e tyre”, tha në një konferencë për media në ora 19, kandidati për president Stevço Jakimovski.

Jakimovski theksoi se është më e rëndësishme që zgjedhjet të jenë paqësore dhe se bota mund të shohë se njerëzit në Maqedoni janë paqësorë dhe kanë qëndrim demokratik.

“Nëse do të kishte një pjesëmarrje më të madhe, mund të themi se populli vendosi se kush do të jetë president sot”, theksoi Jakimovski.

LEXO EDHE:

Back to top button