Jam rrëmbyer nga alienët 50 herë dhe mund ta dëshmoj! Pretendime hutuese

 

Një pretendim hutues, një grua ka pohuar se alienët e rrëmbyen atë në një anije të tyre dhe shfaqën teknologjitë e tyre të reja. 50-vjeçarja Paula Smith pretendon se alienët e kanë rrëmbyer atë mbi 50 herë dhe takimet e saj me alienët filluan kur ajo ishte një vajzë e vogël.

Gruaja ka shpërndarë gjithashtu fotografi të mavijosjeve të cilat sipas saj i ishin lënë në trup nga të huajt pasi e rrëmbyen. Smith gjithashtu vizatoi një fotografi të një të huaji për të treguar se si duken.

Paula shpjegoi: “Kam përjetuar 52 incidente paranormale. Nuk ka asnjë paralajmërim dhe nuk mund të ndiej se diçka do të ndodhë. Thjesht ndodh. E tëra çfarë mund të bëj është të vazhdoj si normale, përndryshe do të çmendesha. ”

LEXO EDHE:

Back to top button