Llupevska: Politikanët janë fajtorë për prishjen e bashkëjetesës në vend

Pajtimi i parashikuar nga ekzistenca e marrëveshjes kornizë ka ndodhur, por politikanët po e prishin bashkëjetesën në vend, është shprehur gazetarja Snezhana Llupevska Sozen, në emisionin “200” në Alsat. Siç shton ajo, liderët politikë, pa marrë parasysh nga cila parti vijnë, janë ata që duhet t’ua theksojnë të rinjve gabimet e gjeneratave të mëparshme që nuk duhet të përsëriten. Duke komentuar fjalimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga Lipkova, ajo tha:

“Unë jam shumë e zhgënjyer që të rinjtë nuk marrin mesazhe të tilla dhe se një parti tjetër politike po ecën në të kaluarën dhe ende mendon se do të marrë votat e së kaluarës. Unë do të them konkretisht për BDI-në, një nga faktet interesante ishte se në fushatën elektorale Ahmeti u paraqit si një njeri që luan hendboll, por ai ishte pothuajse në uniformë, me ato rrëfime të vjetra të UCK-së. Lërini ata të vendosin nëse do të kthehen në të kaluarën ose do të shkojnë në BE, me një agjendë tjetër,” ka thënë Lupevska.

LEXO EDHE:

Back to top button