Javën e ardhshme debat mbi pensionimin e detyrueshëm

Propozim-ligji për pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare nëse punonjësi ka të paktën 15 vjet stazh pune gjendet në listën e pritjes në kuvend. Komisioni tashmë dy herë u shty për shkak të seancave prioritare. Seanca e parë e komisionit mbi këtë propozim/ligj pritet ta mbahet të mërkurën e ardhshme. Partitë në opozitë kanë dilema në lidhje me ligjin.

Dilema jonë është nëse me të vërtetë dëshiron të kryejë pensionim masiv të stafit administrativ, pra të shkurtojë administratën, apo ka ndërmend të punësojë ushtarë partiak? Gjithashtu çështje e hapur është nëse fondi i pensioneve mund ta thithë këtë fluks pensionistësh? – u shpreh Bllagica Lasoska – deputete e VMRO DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se do ta mbështesin ligjin sepse po përballemi me largimin e të rinjve nga vendi, ndërsa lirimi i vendeve të reja të punës do të stimulojë të rinjtë të qëndrojnë.

Sipas propozim-ligjit, pensionimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë mbushur 64 vjet dhe kanë minimum stazh prej 15 vjetësh. Do të ketë përjashtime vetëm për punonjësit në arsimin e lartë dhe për punonjësit shëndetësorë të cilët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të punojnë edhe pasi të kenë mbushur moshën 64 vjeçare, nëse dëshirojnë. Sipas të dhënave zyrtare, nëse miratohen ndryshimet ligjore, rreth gjashtë mijë persona duhet të dalin në pension.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button