Javën e kaluar janë regjistruar 64 raste të reja me COVD-19 në Maqedoni
Javën e kaluar janë regjistruar 64 raste të reja me COVD-19 në Maqedoni
Instituti i Shëndetit Publik në RMV njofton se numri i të sëmurëve me Covid-19 është rritur këtë muaj. Në periudhën 16-22 shtator janë regjistruar 64 raste të reja pozitive, që është një rritje prej 12,3 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Persona të infektuar janë regjistruar nga nëntë qytete. Shumica e tyre janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Pehçevë.
“Personat e prekur janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 69 persona. Gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur i lidhur me COVID-19 nga Tetova, nga grupmosha mbi 65 vjeç.
Personi është vaksinuar me 2 doza kundër COVID-19, kanë kaluar 3 vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Personi pozitiv ka ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga ISHP.
Gjatë vitit janë regjistruar gjithsej 1624 të sëmurë dhe 21 persona të vdekur, ndërsa që nga shfaqja e rastit të parë me Covid-19 në vend janë raportuar gjithsej 251940 të sëmurë dhe 10.000 të vdekur nga Covid-19.