Jazz Fest Tetova këtë vit në rrethana tjera, a keni dëgjuar për artistët që do të performojnë?


Jazz Fest Tetova do të mbahet edhe këtë vit me kushte të përshtatura sipas rekomandimeve të Qeverisë. Festivali do të mbahet në datat 25,26 dhe 27 gusht në Tetovë me fillim në ora 20:00 në Shkollën e Muzikës “Todor Skallovski”.

Edhe këtë vit do të ketë artist të njohur. Hapja e festivalit do bëhet me Saso Popovski Trio, një bashkëpunim midis tre muzikantëve të shkëlqyer nga Maqedonia: Saso Popovski – gitarë, Ivan Bejkov – kontrabas, Viktor Filipovski- bateri. Në këtë koncert do keni mundësi ta dëgjoni albumin e tyre Fallen Land. Më datë 26 gusht do të performojnë Sethstat dhe më datë 27 gusht Vlashent Sata Band.

Organizatorët kanë njoftuar se festivali këtë vit do të mbahet me disa rregulla:

  • Koncertet do mbahen sipas protokolit të caktuar nga Ministria e Kulturës e RMV (distanca e caktuar, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve i detyrueshëm);
  • Për shkak të kushteve të lartpërmendura, numri i publikut do jetë i kufizuar deri në 50;
  • Ju lutemi, rezervoni me kohë ulëset e juaja duke dërguar mesazh në faqen e FB të Jazzfest Tetova ose email: [email protected]

LEXO EDHE:

Back to top button