Jennifer Aniston mund të jetë rikthyer me ish të dashurin e saj

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, mund të jetë rikthyer tek ish-i i saj, John Mayer, pasi u kapën mat së bashku. Lart e poshtë flitet se John e ka rrëmbyer përsëri zemrën e aktores. Ata u panë duke u larguar së bashku nga restoranti ku kishin darkuar, por ky nuk është detaji i vetëm që ka ngritur dyshimet.

Tifozët gjithashtu vunë re qenin e aktores në videot e John-it në TikTok. Nga ky detaj, fansat janë të bindur se prapa kamerës ishte Aniston dhe se lidhja e tyre ka nisur sërish. Dyshja ka qenë në një romancë për rreth një vit, gjatë vitit 2008 dhe 2009.

Arsyet e ndarjes nuk u bënë kurrë të qarta, por u tha se Mayer nuk ishte treguar besnik ndaj aktores. Gjithashtu, u tha se shkak për ndarjen ishte diferenca e tyre në moshë.

Gjatë kohës që ishin të ndarë, John ka shprehur shpesh pendesë për faktin që ata s’janë më bashkë, por duket se gjërat u rregulluan. Për më tepër, ata shkëmbenin shpesh komente në rrjete sociale, duke lënë të kuptohej se ndjenjat ishin ende aty.

Asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar lidhur me lajmet e ribashkimit, ndërsa fansat janë të gjithë sy e veshë për të mësuar ç’ka ndodhur mes dyshes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Mayer 💎 (@johnmayer)

LEXO EDHE:

Back to top button