Jep dorëheqjen prokurorja publike Lençe Ristoska

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Prokurorja publike Lençe Ristoska dha dorëheqje. Vendimi i saj siç thotë vet Ristoska, vjen si rezultat i presioneve shumëvjeçare dhe veçanërisht pas vendimit të fundit të kryeprokurorit Nenad Saveski që Ristoskën dhe shumë prokurorë të tjerë t’i tërheqë nga lëndët që kanë përfaqësuar në procedura gjyqësore. Në njoftimin e saj, Ristoska thotë se pikërisht puna me krime të rënda, i ka krijuar asaj armiq të profileve të larta.

“Ishit dëshmitarë të ndikimeve ndaj dëshmitarëve, presione, ndryshime të zgjidhjeve ligjore, ruajtjes së lëndëve në sirtarë dhe vjetërsimin e tyre. Kjo nuk më ndaloi të qëndroj e palëkundur në përpjekjet e mia dhe publikisht kam kritikuar gjendjen në gjyqësor. Konsideroj se këto vendime seriozisht e dobësojnë pozitën e Prokurorisë Publike dhe sjellin rreziqe konkrete për rezultatin e rasteve që synojnë korrupsionin dhe krimin e nivelit të lartë”, deklaroi Lençe Ristoska – Prokurore.

  • Presione, ndryshime të zgjidhjeve ligjore, ruajtje e lëndëve në sirtarë dhe vjetërsim i tyre
  • Këto vendime seriozisht dobësojnë pozitën e Prokurorisë Publike

Ndaj vendimit të Ristoskës nuk vonoi përgjigjja e kryeprokurorit Saveski. Për vendimin thotë se Ristoska e ka njoftuar me SMS. Ai theksoi se ndjen keqardhje, ndërsa siguron se vendimi për largimin nga kompetencat s’ka pasur asgjë personale me të.

“Prokuroria Publike ngelet pa një prokurore prej së cilës prita që me përvojën e saj shumëvjeçare, do të kontribuojë drejt përforcimit të kapaciteteve të këtij institucioni, veçanërisht me pozitën e saj si prokurore për lidhje me eurodrejtësinë. Vendimi për tërheqjen nga të gjitha kompetencat që janë dhënë nga paraardhësit e mi nuk është personal dhe në asnjë rast nuk ka të bëjë me punën e prokurores Ristoska. Ky vendim është i natyrës organizative dhe qëllimi është rritja e veprimeve më efikase ë Prokurorisë Publike”, tha Nenad Saveski – Kryeprokuror.

  • Prokuroria ngeli pa një prokurore me përvojë shumëvjeçare
  • Vendimi nuk është personal me Ristoskën
  • Vendimi, i natyrës organizative dhe me qëllim rritjen e efikasitetit të Prokurorisë

Ndërkohë Alsat pyeti në Këshillin e Prokurorëve Publik për vendimin e kryeprokurorit Saveski, por nga atje vetëm thanë se vendimi për tërheqjen e prokurorëve që kanë punuar në lëndët që kishte ngritur Katica Janeva është në kuadër të kompetencave ligjore të vet kryeprokurorit. Në këtë grup përfshihet edhe prokurorja Lençe Ristovska e cila përfaqësonte akuzën në lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2” e të cilat i referoheshin financimit të VMRO-DPMNE-së si subjekt./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button