Jim Belushi me fermë kanabisi

Aktori amerikan me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, tashmë dihet se ka hapur një fermë për kultivimin e kanabisit.

Mirëpo ai dje në fermë ka pasur një mysafir më të veçantë se sa herave të tjera.

Atij për vizitë i ka shkuar aktori dhe komiku Danny Aykroyd, i cili njihet si njëri prej “Blues Brothers”, apo edhe si mik i ngushtë i John Belushi-t, komikut të ndjerë i cili ishte vëlla i Jim-it.

“Danny Aykroyd vjen në Fermën e Belushit për t’i parë të rriturat”, ka qenë mbishkrimi që Belushi ia ka vënë fotos ku ka pozuar bashkë me Aykroyd-in.

LEXO EDHE:

Back to top button