Johnny Depp viziton qytetin e tij të lindjes Kentucky mes pretendimeve se mund të rikthehet

Johnny Depp viziton qytetin e tij të lindjes Kentucky mes pretendimeve se mund të rikthehet

Johnny Depp kthehet në qytetin e tij të lindjes, Kentaki për të vizituar familjen e tij teksa pozon i lumtur për foto me fansat – mes pretendimeve se ai mund të kthehet në Pirates Of The Caribbean

Aktori i njohur, Johnny Depp bëri një kthim të papritur në qytetin e tij të lindjes, Owensboro në Kentaki gjatë fundjavës.

59-vjeçari, bëri një vizitë te të dashurit që jetojnë në qytet dhe i lumtur pozoi për foto me fansat, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pasi u raportua se Johnny, i cili ka qenë në turne me muzikantin Jeff Beck, mund të kthehet në “Pirates Of The Caribbean” pasi u largua gjatë betejës së tij ligjore me ish-gruan Amber Heard.

Johnny u rrit në Owensboro dhe ende ka një familje që jeton në zonë, dhe aktori i lumtur pozoi për foto me vendasit gjatë vizitës së tij.

Ylli i Hollywoodit thuhet se u kërkoi fansave që ta mbanin të fshehtë vizitën e tij derisa të largohej nga zona, sipas Fox 19Now.

 

Ai ishte protagonist në pesë filma të “Pirates Of The Caribbean” gjatë 15 viteve të fundit dhe bëri atë që mendohej të ishte udhëtimi i tij i fundit në “Black Pearl in Dead Men Tell No Tales”, i cili u publikua në vitin 2017.

Por një burim i tha Poptopic se aktori ka qenë në bisedime me Disney për një ‘marrëveshje prej 300 milionë dollarësh’ pasi fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.

Burimi zbuloi se Disney janë të interesuar të rregullojnë marrëdhënien me Johnny dhe së fundmi kanë kontaktuar me të.

“Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma pirate”, thanë burimet.

Burimi shtoi se një tjetër projekt është në punë për Disney Plus.

“Marrëveshja thuhet se është që Johnny Depp të kthehet si Jack Sparrow në Pirates of the Caribbean 6 dhe një seri spin-off Disney Plus për jetën e hershme të Kapitenit të The Black Pearl”, thanë tutje burimet.

“Ajo që mund t’ju them është se studioja ka shkruar tashmë një draft për një film për Jack Sparrow, kështu që ata kanë shumë shpresë që Johnny t’i falë ata dhe të kthehet si personazhi i tij ikonë”, shtoi burimet.

 

Burimi tha se shtëpia mediatike po punon për një ‘marrëveshje prej 301 milionë dollarësh’ për të rikthyer Deppin dhe gjithashtu thuhet se po shton një ‘donacion të konsiderueshëm’ për një bamirësi të zgjedhur nga Depp si një gjest vullneti të mirë.

Ylli i Edward Scissorhands tha më parë se nuk do të punonte më me Disneyn pasi u përjashtua nga pjesa e gjashtë e Pirates.

Johnny tha se ndihej sikur ishte ‘fajtor derisa të provohej i pafajshëm’ me drejtuesit e Disney.

Skenaristi origjinal i Pirate, Stuart Beattie, ishte i pari që konfirmoi publikisht se Disney Studios po e hiqte yllin në vitin 2018 teksa ripunonte të gjithë ekskluzivitetin.

LEXO EDHE:

Back to top button