Jonida Vokshi dhe Ermal Mamaqi “po gatuajnë” diçka bashkë

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial. Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntorëve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

“Jonida nënës u bëfsh 100 vjeç. Gëzuar o ylli i serialit”, shkruan Ermali.

Ky koment i tij u bë mjaft viral në rrjete sociale, por në asnjë moment nuk patëm një konfirmim nga vetë Jonida Vokshi.

Së fundmi, në programin “Pardon My French”, bukuroshja e pranoi këtë lajm.

Jonida pohoi se është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti dhe ajo është tepër e lumtur për këtë projekt të ri.

Po ashtu, Mamaqit pritet t’i bashkohen edhe emra të tjerë jo pak të njohur për publikun, që do të zbulohen në vazhdim.

LEXO EDHE:

Back to top button