Jonida Vokshi me fjalë shumë speciale për vajzën e saj Emin

Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes. Ndyshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes.

Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale. Jonida na kënaq sytë vazhdimisht me poza të Emit, ndërsa së fundmi i ka shprehur të bijës fjalët që na shkrinë zemrat.

Krahas një videoje shumë të ëmbël të Emit, aktorja shkruan:

“Si mundet një qenie të ta lumturojë jetën kaq shumë, çdo sekond, qoftë edhe me një tingull që lëshon. Dashuri e papërshkrueshme! Emi ime.”-janë fjalët e saj.

Epo, thonë se vetëm kur bëhesh nënë vetë e kupton këtë!

Para pak kohësh Jonida Vokshi ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar të voglës Emi, të cilët i ndau me ndjekësit në Instagram.

Ajo gdhendi në dorë emrin e të bijës, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, dhe me këtë i referohej dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button