Ka mundësi qe Tom Holland të prezantojë “Oscar”

Ka mundësi qe Tom Holland të prezantojë “Oscar”

Tom Holland thuhet se është në garë për të qenë prezantuesi i ceremonis “Oscar” 2022, gjithmonë nëse evenimenti do të organizohet sipas planifikimeve.

Së fundëmi u njoftua se “Oscar” do të ketë prezantues për here të parë që nga viti 2018. Shfaqja e çmimeve ka mbetur pa moderues gjatë viteve të fundit, pas një polemike të krijuar lidhur me postimet e vjetra homofobike të prezantuesit Kevin Hart në “twitter” dhe shakat e krijuara të tij.

Kështu, sipas “The Hollywood Reporter” akademia e çmimeve “Oscar” në fakt tashmë ka arritur tek zgjedhja e tyre e parë:Tom Holland.

Rikujtojm se aktori Tom Holland ka qenë pak skeptik lidhur me një prezantim të mundshem pasi, i pyetur fillimisht tha:”Ndoshta në të ardhmen por sinqerisht, jam shumë i zënë tani.më pëlqen kjo lloj gjëje. Më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat ti bëj”.

Nuk u desh shumë që aktori të ndërroj përgjigjen e tij, për, të shfaqur një entuziazëm të madh.

“Ju po më pyesni për Oscars. -ju jeni personi i parë që e përmend këtë. Sigurisht që unë do të moderoja Oscars.!

LEXO EDHE:

Back to top button