Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga PD në Shqipëri
Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga PD në Shqipëri
Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga Partia Demokratike në Shqipëri, e cila organizohet në format të tillë që të bllokojë qarkullimin në 5 pika kyçe në Tiranë. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te Rruga e Elbasanit. Madje ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD që ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës. Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, deputeti Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti. Në një moment të lartë tensioni në mosbindjen civile, policia ka përdorur presionin e ujit për të shpërndarë protestuesit, gjatë të cilit një person është lënduar. /Alsat.mk