‘Kadare, identiteti i keqkuptuar’, Ilir Yzeiri boton librin e parë për shkrimtarin

‘Kadare, identiteti i keqkuptuar’, Ilir Yzeiri boton librin e parë për shkrimtarin

Vetëm tre muaj pas vdekjes së kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare është botuar dhe libri i parë për të, i titulluar “Kadare, identiteti i keqkuptuar”.

Kjo vepër e Ylir Yzeirit vjen si një përpjekje për të hedhur dritë për jetën e shkrimtarit të madh por dhe për veprat e tij.

Autori parashtron dhe shpjegon identitetin e keqkuptuar të Kadaresë ku në një pjesë të librit është dhe bashkëbisedimi i vetë Yzeirit me shkrimtarin.

“Kur doja të shkruaja librin, e takova Kadarenë, duhet të ketë qenë para dy vjetësh, e takova në kafanetë ku ai ulej. Mendova se ai do të ishte këtu me ne por që ja jeta ka sfidat e saj”

Autori tha se libri që po i paraqet lexuesit, vjen pas një periudhe relativisht të gjatë.

“Unë jam rritur me Kadarenë, brezi im që jetoi dy epoka. Letërisa e Kadaresë nuk ishte thjesht letërsi, te Kadareja gjenim atë që na mungonte. Pasioni dhe dëshira për t’u marrë dhe për ta rivlerësuar Kadarenë nuk gjente gjithmonë terren. Ishte shumë e vështirë të flisje për Kadarenë. Unë jam nisur nga një princip, që shkrimtari më I madh I të gjithë kohërave lindi në diktaturë, pse, si ka mundësi. Si do ta shpjegojmë këtë paradoks. Ajo që vlen për Kadarenë, është këtu se jemi përballe një talenti të jashtzakonshëm. Kam vënë re se frëngjishtja e ka shpëtuar Kadarenë, ndaj kam provokuar dhe në libër”,-tha shkrimtari Ilir Yzeiri.

Studiuesi Ermir Nika vuri në dukje në dukje disa nga meritat e librit duke e vënë theksin sidomos te vlera e tij për studimet kadareane.

“Iliri ka një fat të madh, sepse ka qenë mik i afërt i Kadaresë, e ka studiuar si njeri por dhe si krijues. Vepra e tij është e përkryer. Unë do e lexoj dhe njëherë librin, sepse në njëfarë mënyre do të rikthehemi në atë epokë e cila e fragmentizuar përbën të plotën”,-tha ai.

Autori në këtë vepër është kujdesur që të ndaj mikun me studiuesin, edhe pse në libri zbret në rrafshin konfidencial. /euronews.al

LEXO EDHE:

Back to top button