Kallëzim penal ndaj biznesmenit dhe firmës së tij, dyshime për evazion fiskal dhe falsifikim kontabël
Drejtoria e Policisë Financiare ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Shkupit kundër një personi fizik, pronar dhe menaxher i një firme si dhe kundër firmës së tij, për dyshime se kanë kryer veprat penale “evazion fiskal” dhe “falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë”. Sipas Policisë Financiare, M.D., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të kompanisë, gjatë vitit 2021, përmes regjistrimeve fiktive kontabël, ka përvetësuar mbi 7 milionë denarë nga shitja e naftës dhe derivateve të naftës, duke mos llogaritur e paguar tatimin mbi të ardhurat personale në vlerë prej rreth 800 mijë denarësh. Njëkohësisht, me regjistrime fiktive ai i ka zvogëluar rezervat, të ardhurat dhe detyrimet për tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërsa ka rritur vlerën blerëse të mallit të shitur. Me këto veprime, sipas dyshimeve, është shmangur pagesa e TVSH-së, e tatimit mbi të ardhurat personale dhe e tatimit mbi fitimin. Me këto veprime, sipas kallëzimit, i dyshuari dhe personi juridik e kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit për një shumë të përgjithshme prej 7.2 milionë denarësh./Alsat.mk.








